Të paaftë për të mbajtur stilolapsin/Pasojat e fundit të teknologjisë tek fëmijët!

Anja Dervishi
10/01/2023

Studimi i ri mbi përdorimin e telefonave nga fëmijët është vërtet alarmues. Pediatrit paralajmërojnë se përdorimi i tepruar i telefonave dhe i kompjuterëve te fëmijët pengon zhvillimin e muskujve të gishtave dhe të duarve.

Zhvillimi i teknologjisë mbart me vete aspekte të mira, por edhe të këqija. Një nga të metat e digjitalizimit është që fëmijët e kanë gjithnjë e më vështirë të përdorin lapsin. Pediatrit po thonë tani se për shkak të zhvillimit të teknologjisë, ata nuk mund ta mbajnë lapsin në dorë.

Kjo bie më shumë në sy kur fëmijët fillojnë shkollën. Kryepediatrja Sally Payne nga Shoqata ‘Heart of England NHS Trust’, shprehet se:

Fëmijët nuk kanë forcë dhe shkathtësi si para dhjetë vjetësh. Ata nuk i kanë të zhvilluara shkathtësitë themelore, të cilat janë të nevojshme për punë dhe mësim.

Siç thotë ajo, për përdorimin e lapsit është me rëndësi kontrolli i fuqishëm i muskujve të gishtave dhe fëmijët duhet patjetër ta zhvillojnë këtë aftësi. Në vend të tabletit apo telefonit, prindërit mund të aktivizojnë fëmijët e tyre nëpërmjet lojës me formimin e kubave, shkrimit dhe ngjyrosjes. Për shkak të kësaj mënyre të edukimit gjithnjë e më shumë fëmijë kur fillojnë shkollën, duhet të shkojnë në terapi punuese në mënyrë që të zhvillojnë forcën e muskujve të gishtave dhe të mësojnë të mbajnë lapsin dhe të shkruajnë.

Më shumë