Mos përhapni panik, ja si të veproni nëse fëmija juaj ka gjakderdhje nga hundët!

Anja Dervishi
14/08/2023

Rrjedhja e gjakut nga hunda është dukuri e shpeshtë te fëmijët, veçanërisht te ata të moshës parashkollore, të cilët në atë periudhë janë mjaft aktivë. Rrjedhja e hundës shpesh mund të duket e tmerrshme, mirëpo nuk keni arsye për t’u shqetësuar, sepse fjala është për të ashtuquajturën rrjedhje e padëmshme gjaku e cila mund të trajtohet lehtësisht. Ja çfarë të bëni…

1. Një fasoletë të pastër apo peshqir të ftohtë vëreni sipër mesit të hundës dhe shtypeni lehtë. Kujdesuni të mos mbyllni vrimat e hundëve apo të fusni fasoletën në to.

2. Fëmija do të duhet që kokën ta përkulë përpara, jo prapa, siç e bëjnë shumica gabimisht. Nëse koka përkulet prapa, gjaku do të rrjedhë në drejtim të fytit dhe mund të ndodhë që fëmija të humbë shumë gjak.

3. Jini të durueshëm dhe prisni 10 minuta që gjakrrjedhja të ndalet. Nëse ndodh që të mos ndalet, mbajeni fasoletën edhe 10 minuta, dhe, nëse edhe pas kësaj rrjedh gjak, thërrisni pediatrin dhe dërgojeni fëmijën në qendrën e urgjencës.

4. Kur të pushojë gjakrrjedhja, kini kujdes që fëmija të mos prek hundën me gishta apo të mos shfryjë gjatë 24 orëve të ardhshme.

Më shumë