Prindër, pasi të lexoni këtë artikull do të doni t’i dërgoni fëmijët tuaj në kurs muzike menjëherë!
Shumë nga ne nuk kemi nevojë për studime shkencore të na bindin për ndikimet që ka muzika sepse padyshim që ajo është një nga kënaqësitë më të mëdha në jetë. Nga ata të cilat e luajnë e deri tek ata që e dëgjojnë atë, muzika është një forcë shtytëse dhe shoqëruese për kaq shumë gjëra në jetë.
Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar tashmë se muzika mund të shërbejë për të trajtuar simptomat e skizofrenisë, depresionit, ankthit dhe dhimbjes kronike. Tashmë, rezultatet fillestare të një studimi pesëvjeçar nga neuroshkencëtarët e USC-së kanë gjetur se edukimi muzikor mund të përshpejtojë zhvillimin e trurit tek fëmijët e vegjël, veçanërisht në fushat e trurit ku zhvillohet tingulli, zhvillimi i gjuhës, perceptimi i gjuhës dhe aftësitë e leximit.
Shkencëtarët zbuluan se fëmijët në programin muzikor po ‘piqeshin’ më shpejt se fëmijët e tjerë vetëm dy vjet pas fillimit të studimit. Ekipi arriti në përfundimin se rritja ishte rezultat i një ngritje të neuroplasticitetit, i cili është një ndryshim fiziologjik në tru në përgjigje të mjedisit të saj, që ishte mësim muzikor në këtë rast. Ky ndryshim është gjithashtu i angazhuar në përpunimin e përgjithshëm të zërit që është themelor për zhvillimin e gjuhës, shkathtësitë e leximit dhe komunikimin e suksesshëm.